Sulmuesi i talentuar, Ardit Tahiri, ka kompletuar tashmë kalimin në Shqipëri tek Dinamo City pas një aventure me Dritën në Superligën e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vet klubi përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, duke thënë se Tahiri i është bashkuar menjëherë pjesës tjetër të ekipit në stërvitje.
“Ardit Tahiri është zyrtarisht “dinamovit”!”
“21-vjeçari i lindur në Vushtri, i cili vjen pas eksperiencës në superligën kosovare me ekipin e Dritës, ka firmosur ditën e sotme kontratën që bën zyrtarisht pjesë të skuadrës tonë në vijim”
“Tahiri i cili luan si sulmues qendre, është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21 dhe ditën e sotme iu bashkua menjëherë skuadrës në seancën stërvitore”, thuhej në njoftimin e Dinamos.