Saturday, 18. April 2026
Sport

ZYRTARE/ Aventurë e re për Ismet Munishin, merr vendin e ish-mbrojtësit të Kombëtares shqiptare

GS 04/06/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi ka zyrtarizuar marrëveshjen me Dukagjinin e Klinës, ku do të pasojë ish-mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Armend Dallkun, e larguar në fund të sezonit.  

Munishi Dukagjini

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Dukagjinit nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Interesant është fakti se Ismet Munishi ka drejtuar plot 7 nga 10 klubet që do të militojnë në elitën e futbollit kosovar sezonin e ardhshëm.  

“Sot në zyrat e klubit tonë është nënshkruar kontrata e bashkëpunimit me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoi se është i gatshëm ta udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: