Monday, 13. July 2026
Sport

Zyrtare: Diego Forlan emërohet trajner i ri i Uruguait

GS 13/07/2026 1 Min. Lesezeit

Ish-sulmuesi i njohur Diego Forlan nis një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë si trajner i kombëtares së Uruguait.

Pas largimit të Marcelo Bielsës nga posti i përzgjedhësit, Federata Uruguaiane e Futbollit ka vendosur t’ia besojë drejtimin e “La Celeste” ish-sulmuesit legjendar.

Forlan, i cili deri tani ka qenë në krye të kombëtares U-20 të Uruguait, do të vazhdojë paralelisht punën me të rinjtë, ndërsa kontrata e tij si trajner i ekipit A do të zgjasë deri në mars të vitit 2027.

Më pas, Federata do të vendosë nëse do ta konfirmojë Forlanin në detyrë apo do të emërojë një trajner të ri për kombëtaren uruguaiane.

 

Teilen: