Selta Vigo ka zgjedhur të shkarkojë nga drejtimi i skuadrës trajnerin Rafa Benitez.
Disfata kundër Realit në kampionat duket se ka rezultuar fatale për fatin e 63-vjeçarit, me Seltën që ndodhet tashmë vetëm 2 pikë më shumë se skuadrat në zonën e mbijetesës.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi spanjoll, që me anë të një postimi shkruan: “Rafa Benitez dhe Selta RC kanë ndarë rrugët. Falënderimet më të thella për Rafa Benitezin dhe stafit të tij për përfshirjen, sinqeritetin dhe profesionalizmin që kanë treguar që nga mbërritja e tyre në klub. Fat të mbarë dhe suksese në të ardhmen!”.
𝗢𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟 📣 Rafa Benítez y el RC Celta separan sus caminos.
Nuestro más sincero agradecimiento a @rafabenitezweb y su cuerpo técnico por la implicación, honestidad y profesionalidad que han mostrado desde su llegada al club.
¡Mucha suerte y éxito en el futuro!
— RC Celta (@RCCelta) March 12, 2024
PANORAMASPORT.AL