Kosova U21 do të rikthehet sot në aksion, teksa do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Luksemburgut U21.
Skuadra e drejtuar nga Hekuran Kryeziu synon të lërë pas humbjen e fundit dhe të marrë një rezultat pozitiv në përballjen që do të luhet në Kampin Nacional në Hajvali, transmeton lajmi.net.
Takimi është paraparë të nisë në orën 17:00 dhe do t’i shërbejë stafit teknik për të testuar formën e futbollistëve në prag të sfidave të ardhshme.
Formacioni zyrtarë:

“Dardanët” e rinj vijnë në këtë ndeshje pas disfatës minimale 1:0 ndaj Turqisë U21, të pësuar tri ditë më parë në një tjetër test miqësor./lajmi.net/
Teilen: