Liria e Prizrenit vazhdon me përforcime për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Skuadra “bardhezi” e drejtuar nga Ismet Munishi së fundmi e ka transferuar futbollistin portugez, Toni Correia Gomes, i cili është formuar në akademinë prestigjioze të Liverpool FC
“FC Liria ka kënaqësinë të prezantojë Toni Correia Gomes, sulmuesin portugez i cili është formuar në akademinë prestigjioze të Liverpool FC, një nga akademitë më të vlerësuara në futbollin botëror. Me teknikën portugeze, shpejtësinë, instinktin për gol dhe përvojën e fituar gjatë karrierës së tij, Toni vjen në Prizren për të sjellë cilësi dhe për të forcuar repartin ofensiv të Lirisë. Mirë se erdhe në qytetin e Lidhjes, Toni! Familja bardh e zi të uron shumë suksese me fanellën e FC Lirisë. Mirë se erdhe, Toni. Le të shkruajmë histori së bashku!”, shkruhet në njoftimin e publikuar nga klubi prizrenas.

Gomes së fundmi ishte pjesë e Prishtinës së Re.
Liria është një ndër kandidatet kryesore për inkuadrim në Superligë në edicionin e ardhshëm.