Wednesday, 13. May 2026
Sport

Zyrtare: Kjo është kundërshtarja e Distria Krasniqit në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike

GS 28/07/2024 1 Min. Lesezeit

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar edhe duelin me izraeliten, Geffen Primo dhe ka siguruar gjysmëfinalen e madhe të Lojërave Olimpike.

Distria Krasniqi fitoi me Ippon pas rreth një minuti ballafaqim dhe tashmë ndodhet në gjysmëfinalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

Në gjysmëfinale, Distria Krasniqi do të përballet me italianen, Guiffrida.

Kjo përballje pritet të nisë rreth orës 16:00, e në rast fitore, Distria Krasniqi siguron edhe medaljen për shtetin tonë.

/GazetaBlic Sport

Teilen: