Klubi i Sevijas po kalon një moment të vështirë në La Liga, teksa ditën e sotme ka shkarkuar trajnerin Xavier Garsia Pimienta.
Skuadra spanjolle ka pësuar 4 humbje në katër ndeshjet e fundit në LaLiga, por ajo e fundit ndaj Valencias ka rezultuar fatale për 50-vjeçarin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sevija përmes një postimi në faqen zyrtare ku falenderon trajnerin për punën e bërë. Xavier García Pimienta u emërua në krye të ekipit spanjoll në nisje të sezonit të kaluar, duke i drejtuar ata për 34 takime.
Vendin e 50-vjeçarit spanjoll në stolin e Seviljas e ka marrë tashmë Joakin Kaparros. Ky i fundit e ka drejtuar ekipin spanjoll dy herë, herën e parë nga viti 2000-2005 dhe tre muaj në vitin 2019.
ℹ️ García Pimienta deja de ser entrenador del Sevilla FC.
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) April 13, 2025
PANORAMASPORT.AL