Sunday, 17. May 2026
Sport

ZYRTARE/ Klubi i La Ligës shkarkon trajnerin dhe emëron menjëherë “timonierin” e ri

GS 13/04/2025 1 Min. Lesezeit

Klubi i Sevijas po kalon një moment të vështirë në La Liga, teksa ditën e sotme ka shkarkuar trajnerin Xavier Garsia Pimienta.  

-900-0-1744568947xscreenshot-10-921

Skuadra spanjolle ka pësuar 4 humbje në katër ndeshjet e fundit në LaLiga, por ajo e fundit ndaj Valencias ka rezultuar fatale për 50-vjeçarin. 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sevija përmes një postimi në faqen zyrtare ku falenderon trajnerin për punën e bërë. Xavier García Pimienta u emërua në krye të ekipit spanjoll në nisje të sezonit të kaluar, duke i drejtuar ata për 34 takime. 

Vendin e 50-vjeçarit spanjoll në stolin e Seviljas e ka marrë tashmë Joakin  Kaparros. Ky i fundit e ka drejtuar ekipin spanjoll dy herë, herën e parë nga viti 2000-2005 dhe tre muaj në vitin 2019. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: