Tashmë është zyrtare, Luka Romero është lojtari më i ri i Milanit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kuqezi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Në të thuhet se talenti 18 vjeçar ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin nga Milano deri në vitin 2027. Luka Romero i cili më parë ishte pjesë e Lacios, ku zhvilloi 21 ndeshje dhe realizoi një gol ishte prej kohësh në radarët e Milanit, teksa gjithçka u finalizua sot.
✍️ Luka Romero ✍️
Official Statement ➡️ https://t.co/ywVKhOWOaJ
Comunicato Ufficiale ➡️ https://t.co/8XnIFeEqvf
#ACMQuest #SempreMilan pic.twitter.com/sNA18vrWkt— AC Milan (@acmilan) July 6, 2023
Talenti argjentinas do të vihet menjëherë nën urdhrat e Stefano Piolit. Futbollisti transferohet si lojtar i lirë.
PANORAMASPORT.AL