Tuesday, 28. April 2026
Sport

Zyrtare: Lorenc Trashi largohet nga Ballkani

GS 07/06/2024 1 Min. Lesezeit

Përfundon aventura e Lorenc Trashit me Ballkanin. Anësori i majtë ka ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin me kampionët e Kosovës, duke dalë lojtar i lirë.

32-vjeçari nga Gramshi, autor i 15 ndeshjeve dhe 1 goli me kombëtaren shqiptare, u bë pjesë e klubit nga Theranda në janarin e vitit të kaluar.

Me skuadrën e Ilir Dajës fitoi dy herë titullin dhe nga një herë Kupën e Superkupën e futbollit dardan. Ndërkohë që garoi edhe në grupet e Conference League me Ballkanin.

“Tifozë të dashur!

Bëjmë me dije se me marrëveshje të dyanshme mirëkuptimi, kemi shkëputur kontratën me futbollistin Lorenc Trashi.

Klubi e falënderon lojtarin për gjithë kontributin e dhënë me fanellën e FC Ballkanit, duke arritur bashkë rezultate historike.

Po ashtu, Trashit i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës së tij!“, lexohet në komunikatën e kampionëve të Kosovës.

Teilen: