Thursday, 4. June 2026
Sport

Zyrtare: Malsor Gjonbalaj i bashkohet FC Prishtinës, kjo do të jetë pozita që do ta mbajë

GS 04/06/2026 2 Min. Lesezeit

FC Prishtina ka njoftuar se Malsor Gjonbalaj i është bashkuar klubit si udhëheqës i Këshillit Profesional.

Gjonbalaj sjell një përvojë të pasur akademike dhe profesionale, si dhe kontribute të shumta në futbollin kosovar, duke u bërë një nga figurat më të njohura të vendit në këtë fushë.

Në rolin e tij të ri, ai do të ndihmojë në hartimin e planeve zhvillimore të klubit, me fokus të veçantë në avancimin e Akademisë së të Rinjve.

Klubi shprehet i bindur se angazhimi dhe vizioni i Gjonbalajt do të forcojnë FC Prishtinën dhe do të ndihmojnë në realizimin e objektivave afatgjata.

“Mirë se u ktheve në familjen bardhekaltër, Prof. Gjonbalaj!” thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Me kënaqësi njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Profesor Malsor Gjonbalaj i cili i është bashkuar klubit si udhëheqës i Këshillit Profesional të FC Prishtina.

Përveç angazhimit të tij akademik, Prof. Gjonbalaj ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në futbollin kosovar për vite me radhë. Kualifikimet e tij si në fushën akademike, shkencore dhe profesionale janë dëshmia më e mirë për personalitetin e dëshmuar të tij si dhe synimet e klubit për të ofruar në radhët e veta figurat më eminente që ka Kosova.

Me përvojën dhe ekspertizën e tij, ai do të luaj një rol të rëndësishëm në hartimin e planeve të përgjithshme zhvillimore të klubit, me fokus të veçantë në avancimin e Akademisë së të Rinjve. Jemi të bindur se angazhimi dhe vizioni i tij do të kontribuojnë në forcimin e mëtejshëm të FC Prishtina dhe në realizimin e objektivave tona afatgjata duke synuar suskese më të mëdha.

Mirë se u ktheve në familjen bardhekaltër, Prof. Gjonbalaj!/lajmi.net/

Teilen: