Tuesday, 19. May 2026
Sport

ZYRTARE/ Nga gjysmëfinalja e Ligës së Konferencës në vendin e fundit të kampionatit, Bazeli i Xhakës shkarkon trajnerin

GS 31/10/2023 1 Min. Lesezeit

Bazeli ka shkarkuar trajnerin Heiko Vogel pas dështimeve të njëpasnjëshme në kampionat.

Bazeli

Klubi legjendar zviceran po kalon një krizë të rëndë këtë sezon dhe duket se kjo i ka kushtuar shumë teknikut që e çoi skuadrën në gjysmëfinalen e Ligës së Konferencës sezonin e shkuar.

Taulant Xhaka me shokë do të kenë kështu një trajner të ri, me Fabio Çelestinin që do të ulet në stol me objektivin për të dalë menjëherë nga kjo krizë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: