Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Aro Muriç është bërë me skuadër të re gjatë kësaj merkato vere, teksa ka nënshkruar ditën e sotme me klubin e Ipsuiç Taun.
Portieri “Dardan” bëri një hap të rëndësishëm në karrierë, pasi mbetët në elitën e futbollit anglez. Kujtojmë se sezonin e kaluar, Aro Muriç ishte pjesë e Bërnlit, që nuk arriti të siguronte qëndrimin në elitën e futbollit anglez.
Mediat raportojnë se transferimi i Muriç, i kushtoi 15 milionë euro skuadrës së Ipsuiç.
Welcome to Town, Aro Muric. 🧤 pic.twitter.com/k4VE4WxfIv
— IPSWICH TOWN (@IpswichTown) July 17, 2024
PANORAMASPORT.AL