Sunday, 17. May 2026
Sport

ZYRTARE/ Rikthim pas 16 vitesh aty ku spikati, Etrit Berisha befason me klubin e ri

GS 11/04/2025 1 Min. Lesezeit

Etrit Berisha është lojtari më i ri i Haken në Suedi. Zgjedhje befasuese për 36-vjeçarin, i cili ishte pa ekip që nga vera e kaluar.

Screenshot 2025-04-11 140247

Një rikthim në Suedi ku spikati në hapat e parë të karrierës, para kalimit në Itali. Pas 16 vitesh, Berisha vesh sërish fanellën e një klubi suedez. Më parë e bënte me Kalmar.

Gardiani shqiptar luajti vetëm në Itali pas largimit nga Kalmar. Ky rikthim i bujshëm vjen për të luajtur në elitë ku kampionati sapo ka nisur.

Nga dy ndeshjet e para të luajtura, Haken grumbullon 3 pikë. Portierët e tjerë të ekipit, me të cilët Berisha do të ketë konkurrencë, janë po ashtu me eksperiencë. Bëhet fjalë për Linde(31 vjeç), Abrahamson(36 vjeç) dhe Janson(34 vjeç).

 

 

 

View this post on Instagram

 

  A post shared by BK HÄCKEN (@bkhackenofcl)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: