Monday, 13. July 2026
Sport

🔥 Zyrtare: Talenti Brajan Gruda e vendos të ardhmen

GS 13/07/2026 1 Min. Lesezeit

Brajan Gruda do të vazhdojë edhe edicionin e ardhshëm te RB Leipzig.

Edhe pse skuadra gjermane nuk e aktivizoi klauzolën e blerjes, kanë arritur marrëveshje me Brightonin për t’ia vazhduar huazimin edhe për një sezon.

Lepizg informoi se Gruda do të ndihmojë klubin edhe për vitin e ardhshëm.

“Brajan Gruda do të mbetet te RB Leipzig edhe për sezonin 2026/27 pasi klubi arriti marrëveshje për të vazhduar huazimin nga Brightoni”, thuhet në komunikatë.

22-vjeçari iu bashkua Leipzigut në shkurtin e vitit 2026 dhe që atëherë ka regjistruar tre gola dhe tre asistime në 14 paraqitje zyrtare.

Sulmuesi anësor me prejardhje shqiptare aktualisht është pjesë e Kombëtares së Gjermanisë U-21.

Në të ardhmen mund ta përfaqësojë edhe Shqipërinë.

 

Teilen: