Saturday, 20. June 2026
Sport

Zyrtare: Thomas Brdaric është trajneri i ri i Malishevës

GS 20/06/2026 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare: Thomas Brdaric është trajneri i ri i Malishevës. Si për ironi të fatit, tekniku gjerman do të debutojë në krye të skuadrës kosovare në derbin shqiptar kundër Vllaznisë, skuadër të cilën e ka drejtuar më herët, në turin e parë kualifikues të Conference League.

“FC Malisheva ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e krye-trajnerit të ri Thomas Brdarić.

Trajneri gjerman sjell me vete përvojë të pasur ndërkombëtare, si në futbollin evropian ashtu edhe në atë aziatik, duke drejtuar klube në nivele të larta garimi.

Si figurë që ka kaluar nëpër kategori të ndryshme të futbollit profesionist, Brdaric me përvojën dhe vizionin e tij presim të sjellë strukturë, organizim dhe një kulturë fituese në klub.

Trajnerit i urojmë shumë suksese në krye të FC Malishevës dhe e mirëpresim në familjen tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar.

Teilen: