Friday, 3. July 2026
Sport

Zyrtare: UEFA e përjashton edhe një klub nga garat evropiane

GS 03/07/2026 3 Min. Lesezeit

Shtëpia më e madhe e futbollist evropian, UEFA ka publikuar një deklaratë zyrtare duke konfirmuar se një klub i dytë është përjashtuar nga garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Muajin e kaluar, UEFA vendosi të përjashtojë klubin azerbajxhanas PFK Turan Tovuz nga pjesëmarrja në Ligën e Konferencës për shkak të një rasti të vjetër të trukimit të ndeshjeve, që lidhej me shtatë lojtarë të pezulluar nga Federata e Futbollit e Azerbajxhanit (AFFA) për përfshirjen e tyre.

Pas vendimit, klubi njoftoi se do të ndërmarrë “hapat e nevojshëm ligjorë”, duke apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS), me shpresën për të rrëzuar pezullimin.

Ndërkohë, të enjten UEFA publikoi një deklaratë për një klub të dytë që është përjashtuar nga garat evropiane për sezonin 2026/27.

Në një rast të ngjashëm, klubi çek MFK Karvina është përjashtuar nga Liga e Evropës, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm për klube i UEFA-s.

Karvina ishte kualifikuar si fituese e Kupës së Çekisë, duke siguruar një vend në fazën “play-off” të Ligës së Evropës.

Megjithatë, klubi u shpall fajtor për përfshirje në manipulimin e ndeshjeve dhe, si pasojë, u përjashtua nga kompeticioni.

Ky vendim ka sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si klubet çeke do të marrin pjesë në garat evropiane.

“Më 2 korrik 2026, Trupi i Apelit i UEFA-s vendosi ta shpallë MFK Karvinán të papërshtatshëm për të marrë pjesë në UEFA Europa League 2026/27, pasi nuk përmbushi kriterin e pranimit të parashikuar nga neni 4.01(g) i Rregullores së UEFA Europa League 2026/27, konkretisht për shkak të përfshirjes së drejtpërdrejtë dhe/ose të tërthortë në aktivitete që synonin kurdisjen ose ndikimin në rezultatin e ndeshjeve në nivel kombëtar. Po atë ditë, duke marrë në konsideratë vendimin e Trupit të Apelit të UEFA-s, Paneli Emergjent i UEFA-s vendosi që, në përputhje me dispozitat përkatëse të pranimit në garë, pjesëmarrja e klubeve çeke në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League për sezonin 2026/27 të rregullohet në përputhje me këtë vendim”, shkruhet në njoftimin e publikuar nga UEFA.

Pas përjashtimit të MFK KarvinAs, Viktoria Plzen është promovuar në fazën “play-off” të Ligës së Evropës.

 

Teilen: