Saturday, 3. October 2026
Sport

2,348 të paraburgosur në vend, Gogu: Duhet rishikuar Kodi i Procedurës Penale

GS 03/10/2026 2 Min. Lesezeit

Ministria e Drejtësisë ka hedhur për konsultim publik ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, me fokus te masat e sigurimit dhe përdorimi i paraburgimit.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sipas të cilave aktualisht në vend janë 2,348 të paraburgosur, një shifër 56% më e lartë krahasuar me numrin e të dënuarve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gogu thekson se këto të dhëna tregojnë nevojën për rishikimin e Kodit të Procedurës Penale.

“2,348 të paraburgosur — 56% më shumë se të dënuarit. Një nga shifrat që tregon pse rishikimi i Kodit të Procedurës Penale ka në fokus masat e sigurimit: paraburgimi të përdoret vetëm kur është i nevojshëm dhe proporcional, ndërsa alternativat të funksionojnë realisht. Ligj më i qartë. Alternativa reale. Garanci më të forta”, shkruan ministri.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në sistemin penitenciar ndodhen 2,348 të paraburgosur, 1,509 të dënuar dhe 478 persona në mjekim të detyruar.

Nga 2,348 të paraburgosurit, 2,304 janë meshkuj, 31 femra dhe 13 të mitur.

Në total, sistemi penitenciar në vend numëron 4,335 persona.

/rtsh.al/

Teilen: