Norvegjia rikthehet në finalet e një Botërori për herë të parë që prej 1998-ës së largët dhe duket se nuk i ka lënë asgjë rastësisë.
Delegacioni është përgatitur në mënyrë optimale për ndeshjet në SHBA, skuadra skandinave ka marrë një sasi mbresëlënëse ushqimi. Bëhet fjalë për 300 kilogramë peshk, 116 kilogramë djathë tradicional norvegjez dhe mbi 6,000 portokalle. Kjo sasi është dorëzuar në kampin stërvitor në Greensboro, Karolina e Veriut.
Pas kësaj pune logjistike qëndron Aron Espeland, i cili ka qenë shefi i ekipit për 35 vjet. Ai planifikoi menutë për ekipin së bashku me tre nga shefat më të njohur të Norvegjisë. Espeland është i bindur: “Lojtarët patjetër do t’i hanë të 300 kilogramët e peshkut”.
Klima e freskët e Norvegjisë është shumë e ndryshme nga ajo e Karolinës së Veriut, por gatimet tradicionale duket se do të shërbejnë për lojtarët që të ndihen si në shtëpi. Norvegjia do të ndeshet me Francën, Senegalin dhe Irakun. A.V.