Sunday, 20. September 2026
Futboll

5 gola në pjesën e parë, Enzo Fernandez e bën “sefte” me City-n. Mungon goli në dy sfidat e tjera (video)

GS 20/09/2026 2 Min. Lesezeit

Janë mbyllur pjesët e para në tre takimet e radhës në Premier League, të vlefshme për javën e pestë.

Manchester City është duke udhëhequr 3-2 ndaj Sunderland, pas 45 mintuave të para në “Etihad”. Ndeshje e vlefshme për javën e pestë në Premier League.

Sfida u zhbllokua në minutën e 9-të, ku Enzo Fernandez shënoi direkt nga goditja e dënimit. Ky është goli i parë për argjentinasin me fanellën e “Qytetarëve”.

Megjithatë, reagimi i Sunderland nuk vonoi shumë. Brian Brobbey barazoi shifrat për miqtë në minutën e 12-të, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Enzo Le Fee.

Në minutën e 29-të, Rayan Cherki rikthen në avantazh Man. City-n. Francezi gjeti golin me një goditje brenda zonës, pas asistit të marrë nga Antoine Semenyo.

Në minutën e 33-të, Brian Brobbey barazon sërish shifrat. Holandezi shënoi pas një aksioni model dhe asistit të Thomas Meunier. Për golin e Brobbey u desh eshe konfirmimi i VAR-it, pasi dyshohej për pozicion jashtë loje. Në minutën e 43-të, ishte radha e Antoinë Semenyo ëpr të gjetur golin me një goditje të fuqishme brenda zonës. City e mbyll në avantazh 3-2 pjesën e parë.

SHIKOGOLAT

Në dy sfidat e tjera, Bournemouth-Liverpool dhe Leeds-Crystal Palace, mungoi goli. Pjesët e para mbyllen 0-0. Rasti i vetëm i rrezikshëm i Liverpool-it për pjesën e parë, ishte goditja e dënimit e Dominik Szoboszlai, ku topi përfundoi ngjitur me shtyllën e majtë.

Teilen: