• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Llogaritë/ Milani është ngritur sërish! Dortmundi, thelbësor për “djallin” në Ligën e Kampioneve

11/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dy javë më parë, pas ndeshjes së parë në Paris dhe me 0 gola të shënuar në tri ndeshje, nevojitej më shumë se një dozë e fortë optimizmi për të imagjinuar Milanin të arrinte në 1/8-at e Champions-it. Kushdo që kishte marrë guximin të parashikonte një rezultat dhe mbi të gjitha një performancë si ajo e së martës, do të ishte etiketuar, në rastin më të mirë, si një vizionar.

Borussia Dortmund v AC Milan: Group F - UEFA Champions League 2023/24

Ja që Milani është ngritur sërish, i favorizuar nga konteksti taktik që kuqezinjtë preferojnë: një ndeshje thuajse boksi në të cilën japin e marrin dhe më pas në fund shohim se kush mbetet në këmbë. Është për t’u habitur që Luis Enrike pranoi një zhvillim kaq të mirëpritur për kuqezinjtë, teksa nuk është për t’u habitur që në atë det të hapur Milani filloi të notonte sërish fuqishëm.

Kundër Borusias së Dortmundit dhe Njukasëllit do të ketë më pak hapësira, por entuziazmi i krijuar nga suksesi ndaj PSG-së do të jetë në gjendje të parandalojë ngecje në trafikun kundërshtar. Ka shumë kombinime të favorshme, por të gjitha nisin me suksesin ndaj gjermanëve në “San Siro” që do ta bënte disi më të aksesueshme fazën tjetër për kuqezinjtë. Do të ketë kohë për llogaritjet më vonë, por fitorja ndaj ekipit të Edin Terziçit do të jetë thelbësore.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Benzema shënon hat-trick në ndeshjen e parë pas shkarkimit të Nunos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.