Tuesday, 19. May 2026
Sport

Luis Enrike i çudit të gjithë pas tre golave në një ndeshje të Mbape: Nuk jam i kënaqur me të

GS 11/11/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i PSG-së, Luis Enrike. ka lëshuar një deklaratë të çuditshme pas ndeshjes që skuadra e tij fitoi me shifrat 3-0 ndaj Reims. Ai ka kritikuar Kilian Mbape, i cili në fakt ishte protagonist i kësaj sfide, pasi shënoi të tre golat për ekipin e tij.

mbape luis enrike

“Unë nuk jam i kënaqur në të vërtetë me Kilian Mbape. Nuk kam asgjë për të thënë rreth golave. Por ai mund të ndihmojë më shumë skuadrën, në një mënyrë të ndryshme”, tha Enrike pas ndeshjes.

“Fillimisht do të flas me të rreth kësaj çështje. Kilian është një nga më të mirët në botë. Por ne na duhet më shumë. Ne duam që ai të bëjë më shumë”, deklaroi trajneri.

Kritikat padyshim i referohen problemit të zakonshëm me Mbape, i cili nuk kthehet të ndihmojë në prapavijë duke lënë shpesh ekipin e tij me një lojtar më pak në momentet e vështirësisë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: