Reali i Madridit shkëlqeu mbrëmjen e sotme në duelin e vlefshëm për javën e 13-të të La Ligës, duke mposhtur 5-1 Valencian, në sfidën ku “ligjin” e bënë futbollistët brazilianë, Vinicius Zhunior dhe Rodrigo, që realizuan dopieta.
Baraspesha zgjati vetëm 3 minuta, kur Kavahal do të gjente golin e parë të sfidës, teksa Vinicius Zhunior dyfishoi shifrat në minutën e 42-të.
Në fragmentin e dytë të lojës u realizuan edhe 4 gola të tjerë. Në harkun kohor të 1 minute, Vinicius dhe Rodigo, do të shënonin 2 herë, 49 dhe 50, duke çuar shifrat në 4-0. Reali nuk u mjaftua me kaq, teksa Rodrigo, do të vuloste “manitën” në minutën e 84-t, ndërkohë që miqtë nga Valencia shënuan golin e nderit në minutën e 88-të me futbollistin Duro.
Me këtë triumf Reali u ngjit në kuotën e 32 pikëve, teksa e sheh veten në vendin e dytë me 2 pikë më pak se kryesuesit e Gironës. Sfidën e radhës, Reali e luan në transfertë ndaj Kadiz.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL