Kieran Tripier u përfshi në një grindje me një tifoz të Njukasëll pas humbjes së skuadrës së tyre në Borenmuth. Skuadra e Edi Houe shkoi për të duartrokitur tifozët e tyre që kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin, të cilët bënë një udhëtim 700 milje vajtje-ardhje, pas humbjes 2-0 në “Vitality”.
Por mbrojtësi i Anglisë marshoi deri në fund dhe u kap në një përballje me një tifoz, madje u desh të tërhiqej nga Xhoelinton dhe një stjuard që situata të mos agravohej më tej.
Duke iu përgjigjur tifozit të zemëruar, Tripier bërtiti: “A nuk po japin gjithçka djemtë? Sa lëndime kemi, sa lëndime kemi marrë? Hej?”
“Magpies” ishin pa nëntë lojtarë për shkak të lëndimeve para fillimit, si dhe dy pezullimeve, si dhe humbën Miguel Almiron që u lëndua gjatë pjesës së parë.
I pyetur për incidentin, Tripier tha: “Ishte vetëm një nga ata emocionalët dhe që kanë udhëtuar larg . Ne po bënim një bisedë. Një mesazh për tifozët, kërkojmë falje për këtë rezultat dhe djemtë po japin gjithçka në rrethanat në të cilat jemi si ekip. Ne nuk jemi në panik dhe duhet të qëndrojmë së bashku.
Pushimi nga anagazhimet e kombëtarëve ka ardhur në kohën e duhur për ekipin dhe për të pasur pak kohë pushimi dhe rifreskim dhe më pas të kthehemi më të fortë. Pas pushimit ekipi do të jetë sërish i pamëshirshëm. Ne nuk ishim vetvetja. Ne ishim shumë larg dhe Borenmuth e meritonte fitoren.
Ata kanë një skuadër të mirë. Ne e dinim se do të ishte e vështirë këtu. Ne u përpoqëm të luanim sipas rrethanave, por nuk ka justifikime.
Ky është realiteti. Ne donim të luanim futboll në Champions League dhe në çdo kompeticion. Kjo është ajo që ne duam. Kemi humbur shumë lojtarë, por duhet të ngrihemi dhe të japim edhe më shumë”, u shpreh Tripier
Trajneri Houe, i cili ngushëlloi Tripier pas sherrit, shtoi: “Kieran është mirë. Emocionet janë të larta, të gjithë ndihemi pak emocionalë pas kësaj nga këndvështrimi ynë, por pa probleme. Falënderojmë të gjithë mbështetësit tanë që ishin si mysafirë, i vlerësojmë shumë dhe kjo do të ishte e vështirë për ta që ta shikonin”.
Momenti i incidentit (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL