Wednesday, 25. March 2026
Sport

Marca: Lëndimi i Vedat Muriqit ngre “alarm” te Mallorca

GS 13/11/2023 1 Min. Lesezeit

Lëndimi i Vedat Muriqit në ndeshjen Kosovë – Izrael ka ngritur “alarmin” e Mallorcas, skuadrës spanjolle pjesë e të cilës është sulmuesi kosovar.

Muriqi u detyrua ta lë fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” pas lëndimit që pësoi në ndeshjen kualifikuese kundër Izraelit, shkruan lajmi.net.

Gazeta e madhe spanjolle “Marca” ka raportuar për lëndimin e reprezentuesit të Kosovës.

Ata kanë bërë të ditur se Mallorca po e monitoron gjendjen e futbollistit prizrenas.

Muriqi u largua duke çaluar dhe i ndihmuar nga ekipi mjekësor i Përfaqësueses së Kosovës.

Kujtojmë se Muriqi iu bashkua Kosovës për këtë duel me lejen e Mallorcas.

Këta të fundit e shtyn madje edhe ndeshjen kundër Cadizit, e planifikuar të zhvillohej në fundjavën që lamë pas, për shkak të mungesës së “bomberit” kosovar./Lajmi.net/

Teilen: