Kombëtarja e Shqipërisë ka barazuar me Ishujt Faroe, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024, barazim që i mjaftoi të mbyllte kampanjën kualifikuese në pozitën e parë në Grupin E.
Kuqezinjtë barazuan pa gola 0:0 me Ishujt Faroe, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.
Rastin më të mirë për Shqipërinë e pati sulmuesi, Mirlind Daku në kohën shtesë të pjesës së parë, kur dështoi të realizonte i vetëm me portierin.
Pikërisht ky i fundit ishte futbollisti me notën më të ulët, sipas uebfaqes së specializuar të vlerësimeve “SofaScore”.
Daku u vlerësua me notën 6.4, ndërkaq futbollisti me notën më të lart të Shqipërisë ishte mbrojtësi, Berat Gjimshiti që u vlerësua me notën 7.6.
Albania – Faroe Islands Live Score
Stadiumi “Air Albania” ishte i stërmbushur me tifozë të cilët i dhanë përkrahje maksimale ekipit kombëtar shqiptar.
Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të premten e kaluar, kur barazoi 1:1 me Moldavinë.
“Shqiponjat” me këtë barazim siguruan pozitën e parë në Grupin E me 15 pikë. Po aq pikë ka grumbulluar edhe Çekiaq ë siguroi tek sonte kualifikimin.
Polonia është e treta me 11 pikë, duke dështuar të kualifikohet në Evropianin 2024. Moldavia mbylli ciklin në vendin e katërt, ndërkohë Ishujt Faroe janë të fundit me dy pikë gjithsej./Lajmi.net/