Thursday, 14. May 2026
Sport

VIDEO/Rikthehet në fushë në moshën 72-vjeçare, presidenti i skuadrës italiane luan me nipin e tij

GS 30/11/2023 1 Min. Lesezeit

Në moshën 72-vjeçare, Sebastiano Posilipo, president i “Soçer Stornara”, një ekip i kategorisë së dytë pulieze, u rikthye sërish në fushë, por mbi të gjitha luajti për herë të parë së bashku me nipin e tij 16-vjeçar, Andrea Lucente.

ITALI

Një ëndërr e realizuar në minutat e fundit të ndeshjes së kthimit në Kupën e Pulias ndaj Zaponetës (që përfundoi 4-4).

Presidenti i padurueshëm veshi fanellën bardhejeshil me numër 51, në vitin e lindjes së tij, për të zëvendësuar një lojtar nga skuadra e drejtuar nga Xhuzepe De Martino.

Momente nga ndeshja ku 72-vjeçari luan bashkë me nipin 16 vjeç në të njëjtin ekip (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: