Thursday, 14. May 2026
Sport

Dy gola të shpejt në “Anfield” – Liverpooli avancon ndaj LASK

GS 30/11/2023 1 Min. Lesezeit

Janë realizuar dy gola të shpejt në ndeshjen ndërmjet Liverpoolit dhe LASK, në Ligën e Evropës.

Liverpooli ka dyfishuar avantazhin 2:0 kundër ekipit austriak, në stadiumin “Anfield”, shkruan lajmi.net.

Diaz ishte i pari që zhbllokoi shifrat në minutën e 12-të, me ndihmën e Gomez që luajti rolin e asistuesit.

Katër minuta më vonë, Gakpo dyfishoi shifrat në të mirë të “Të Kuqve”.

Sfida mes Liverpoolit dhe LASK është në kuadër të Grupit E në Ligën e Evropës./Lajmi.net/

Teilen: