• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liga e Evropës: Liverpooli fiton thellë, Roma ndalet me barazim, triumfon Xhaka me Leverkusenin

30/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së pestë në fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Liverpooli ka shënuar fitore të thellë 4:0 kundër ekipit austriak, LASK, në stadiumin “Anfield Road”, shkruan lajmi.net.

Diaz (12’), Gakpo (15’ 90+2’) dhe Salah (51’) ishin autorët e golave në fitoren e gjigantit anglez kundër LASK.

Liverpooli me këtë fitore është lider i Grupit E me 12 pikë, katër më shumë se Toulouse.

Me barazim është ndalur Roma, e cila ka barazuar 1:1 me ekipin zviceran, Servette.

Lukaku zhbllokoi shifrat në minutën e 21-të, por festa e “Giallorossi” zgjati deri në minutën e 50-të kur Bedia barazoi rezultatin.

Me këtë barazim, Roma është e dyta në Grupin G me 10 pikë, po aq sa Slavia Praga, dy ekipet që kanë kaluar tashmë në fazën tjetër.

Ndër tjerash, fitore ka marrë edhe Bayer Leverkuseni i Granit Xhaka, që triumfoi 0:2 kundër Hacken në udhëtim.

Boniface në minutën e 14-të dhe Schick në të 74-tën minutë vulosën fitoren e madhe të liderëve të Bundesligës gjermane. Granit Xhaka e përcolli ndeshjen nga stoli.

Leverkuseni ka siguruar me kohë kualifikimin tutje, ndërsa tani ka 15 pikë në pozitën e parë, tetë më shumë se ndjekësit Qarabag dhe Molde./Lajmi.net/

Next Post

Daja flet pas humbjes ndaj Plzenit: Kemi pasur probleme me mungesat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.