• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ten Hag: Nuk kemi qenë asnjëherë në krizë

07/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester United arriti një fitore të rëndësishme në Premier League ndaj rivalëve të Chelsea, me skocezin Scott McTominay që realizoi dy herë në portën e londinezëve.

Trajneri Erik ten Hag ka mbetur i kënaqur nga fitorja dhe 3 pikët. “Ne e dominuam kundërshtarin, ndaj dhe fitorja ishte e merituar”, tha trajneri i United.

“Nuk është se jemi ndjerë ndonjëherë në krizë. Ne kemi ruajtur qetësinë, kemi punuar me kokën ulur, pasi e dimë se ku duhet të ndërhyjmë dhe mbi çfarë bazash duhet të ndërtojmë. Po shkojmë në drejtimin e duhur, nuk shpërqendrohemi nga kritikat rreth nesh, jemi shumë kritikë ndaj vetes dhe duam të bëjmë më mirë”, tha Erik ten Hag.

Më tej, trajneri i “djajve të kuq” shtoi: “Nëse i bëjmë gjërat keq, duam ta rregullojmë atë dhe duam të vazhdojmë në këtë proces. Sezoni është i gjatë, ne duhet të përmirësohemi shumë nëse duam të jemi të suksesshëm dhe ky ekip është i aftë për këtë”.

Duke folur për njeriun e ndeshjes, McTominay, trajneri holandez tha: “Në taktikat tona ne shpesh duam që ai të luajë afër portës kundërshtare.

Ai mund të vijë në ato pozicione ku është pranë një sulmuesi dhe më pas mund të gjuajë, pasi është një finalizues i mirë. Kjo është puna jonë për t’i sjellë lojtarët në pozicionin e duhur, por kjo do të thotë që lojtarët e tjerë duhet të luajnë më thellë”.

Next Post

​Basketbollisti i Pejës thyen këmbën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.