Tuesday, 27. January 2026
Sport

Tubohet Bordi i FBK-së, i merr disa vendime

GS 28/12/2023 2 Min. Lesezeit

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është mbledhur së fundmi, ndërsa e ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, i ka marrë disa vendime.

Prej tyre, janë miratuar disa raporte dhe draft-plane, ndërsa janë aprovuar pjesërisht disa kërkesa, e plotësisht kërkesa e KB Pejës për të marrë pjesë në Ligën Ballkanike.

Lajmi konfirmohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Në vijim mund t’i lexoni vendimet e marra në mbledhjen e Bordit të FBK-së:

– E ka miratuar Raportin e Aktiviteteve për vitin 2023 

– E ka miratuar Raportin Financiar për periudhën Janar – Nëntor 2023 

– E ka miratuar Draft Planin e Veprimit për vitin 2024

 – E ka miratuar Draft Planin e Marketingut 2024 

– E ka miratuar Draft Planin Financiar 2024 

– Ka vendosur të hap konkurs për organizim të Final 8 Kupës së Kosovës prej datës 28 dhjetor 2023 deri më 8 janar 2024 

– E ka miratuar plotësim ndryshimet në Rregulloren për Financa të FBK-së 

– Ka vendosur të shtyjë fillimin e stinorit pranveror në Superliga Femrat 

-Ka vendosur t’ia vazhdojë mandatin Zyrtares për Integritet në Sport në FBK, Vlora Brahës (SPOC Person)

 – E ka emëruar Adriatik Rracin, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës në pozitën e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm në FBK

 – E ka emëruar Driton Obërtincën në pozitën e Koordinatorit të Përfaqësueseve të Reja të Kosovës 

– E ka miratuar pjesërisht kërkesën e KB 3×3 Prishtina 

– E ka miratuar pjesërisht kërkesën e basketbollistit të Kosova 3×3, Bardh Rexha 

– E ka miratuar kërkesën e KB Peja për të luajtur në Ligën Ballkanike 

– E ka refuzuar kërkesën e Ligës Ballkanike për delegimin e personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosova. /Lajmi.net/

 

Teilen: