• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skandal, anulohet Superkupa mes Fenerbahces dhe Galatasarayt, shkak Kemal Ataturku!

29/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është shtyrë zyrtarisht ndeshja e Superkupës së Turqisë, që pritej të luhej sot në Rijad të Arabisë Saudite!

Ajo që u paralajmërua gjatë ditës u realizua.

Një orë para finales, lojtarët e Fenerbahces dhe Galatasarayt njoftuan se do të vinin në ndeshje të veshur me fanella me imazhin e Kemal Ataturkut, por mesa duket organizatorët në Arabia e Saudite nuk e lejuan këtë.

Të tronditur nga guximi i sauditëve, lojtarët vendosën të mos luanin. Gazetarët turq të pranishëm në stadium njoftuan se ndeshja u anulua zyrtarisht dhe se do të luhej në një kohë dhe vend tjetër.

Organizatorët e ndeshjes në Arabinë Saudite nuk i kanë lejuar lojtarët e Fenerbahçes dhe Galatasarayt të futen në fushë me fanella me imazhin e Kemal Ataturkut për nder të 100-vjetorit të themelimit të Turqisë.

“I gjithë problemi ka lindur pasi lojtarët e të dyja skuadrave kanë dashur të dalin në fushë të veshur me fanella me imazhin e Kemal Ataturkut për të festuar 100 vjetorin e Republikës, gjë që nuk u ka pëlqyer autoriteteve vendase.

Sauditët e ndaluan daljen me fanella gjë për të cilën turqit u zemëruan”, shkruan media boshnjake “Osllobogjenje”..

Gjithashtu, organizatorët e panë të diskutueshme këndimin e himnit kombëtar të Turqisë, pasi është zakon që të këndohet himni kombëtar i vendit ku luhen klubet.

Next Post

LIVE SERIA A/ Në Itali luhet me modelin anglez, mbyllen pjesët e para të dy sfidave pa gola

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.