– Që nga 27 tetori 2019 (2-1 në “Olimpico” me golat e Xhekos dhe Zaniolos që iu përgjigjën Hernandezit) Roma nuk ka gjetur një fitore kundër Milanit në Serinë A: që nga ai moment në 9 ndeshje kampionati kanë ardhur 6 fitore kuqezi dhe tri barazime.
– “Djalli” ka mbetur i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit të Serisë A në shtëpi kundër Romës: katër fitore dhe dy barazime (përfshirë 2-2 në sezonin e kaluar). Suksesi i fundit verdhekuq në “San Siro” ndaj vendësve daton në tetor 2017 (0-2 i firmosur nga Xheko dhe Florenzi).
– Në të shtatë ndeshjet e fundit të Serisë A midis Milanit dhe Romës, të dyja skuadrat kanë gjetur një mënyrë për të shënuar (25 gola në total, 3.6 mesatarisht për ndeshje). Hera e fundit me të paktën një portë të paprekur u regjistrua nga Milani në 2-0 më 28 qershor 2020.
– “Djalli” është skuadra me sulmet më të drejtpërdrejta vertikale në këtë kampionat (42), ndërsa Roma është e parafundit në këtë renditje me 17. Ekipi i Piolit ka shënuar 5 herë nga kjo situatë loje, ndërsa ai i Murinjos tri.
– Që kur ka në stol Zhoze Murinjon, Roma e ka nisur gjithmonë gjysmën e dytë të sezonit me një disfatë: humbje kundër Milanit në “San Siro” në javën e 20-të të turneut 2021-22 dhe humbje kundër Napolit në n sezonin e kaluar.
– Romelu Lukaku ka shënuar në secilën nga katër ndeshjet si titullar kundër Milanit në Serinë A përveç asaj që djeshme. Në dy të fundit nuk gjeti golin, por e pati nisur nga pankina. Belgu deri tani ka shënuar tetë gola në 17 paraqitje, katër më pak se faza e parë 2020-21 (12) dhe gjashtë më pak se faza e parë 2019-20 (14).
PANORAMASPORT.AL