Tomas Tuhel është parë i kënaqur pas reagimit të Bajernit me Unionin, e përfunduar me fitore minimale. Më tepër se sa rezultati, trajneri i është gëzuar interpretimit të lojës: “Treguam krejtësisht fytyrë ndryshe ndaj Verderit.
Mjafton t’i referohemi statistikave. Mbrojtja e berlinezëve na e vështirësoi së tepërmi finalizimin e golit. Ata mbrohen shumë thellë dhe të lodhin në krijimin e hapësirave. Kam disa detaje që dua ti diskutoj me Komanin për saktësinë e krosimeve. Sigurisht prisja më tepër edhe prej Sanesë, pavarësisht sesi rrodhën ngjarjet.
Për sa i takon gjendjes së Upamekanos, stafi më informoi se nuk është asgjë serioze. Është koha të mbledhim energjitë dhe të fokusohemi në sfidën e radhës”, përfundoi Tomas Tuhel.
PANORAMASPORT.AL