Pavarësisht një periudhe të errët dhe një tuneli në të cilin Juventusi ka hyrë tashmë prej më shumë se një muaji, lidhur me rezultatet negative, papritur një dritë në fund të tij nis që të duhet.
Kualifikimi për në Botërorin e Klubeve të organizuar nga FIFA, i cili do të startojë më 15 qershor-13 korrik 2015, do të sjellë në arkat e klubit plot 50 milionë euro dhe sa më larg që të shkojë, aq më e lartë do të bëhet kjo shifër.
Në të njëjtën kohë, edhe Liga e Kampioneve e re, nga sezoni i ardhshëm garanton 60 milionë vetëm për pjesëmarrjen, kështu që me 110 milionë euro të sigurta ndryshojnë shumë baza për të planifikuar të ardhmen.
Dhe ato nisin me çështjen e rinovimeve, ku përmirësimet dhe zgjatjet e kontratave të disa yjeve si Dushan Vlahoviç, apo edhe Federiko Kieza, Kenan Jildiz, Adrien Rabio e të tjerë nuk duken më që të jenë një problem.
Pa dyshim, që Juventusi nuk do të pranojë që të kalojë në ekzagjerime, por të paktën likuiditetet ekonomike do të qetësojnë shumë gjëra në Torino dhe ndoshta kjo do të ndihmojë edhe në rezultatet e fushës.
Në të njëjtën kohë, paratë e shumta që do të sjellin kompeticionet e UEFA-s dhe FIFAs do të lehtësojnë edhe në arritjen e disa objektivave të rëndësishëm në letër, për përmirësimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm.
Synimi kryesor është Teun Kopmainers, ekzekutuesi i dyfishtë i Juventusit në sfidën e fundit kundër Atalantës, por kujtojmë se që nga roveshata e Ronaldos e për të vazhduar më tej me De Ligt, Bremer dhe kushdo që i ka shënuar Juventusi në verën e fundit të sezonit është veshur bardhezi. Dhe ndoshta kjo traditë pritet të vazhdojë edhe me Kopmainersin, që vlerësohem mes 50-60 milionë eurove.
Ndërkohë, fare pranë është edhe akordi me Felipe Andersonin, që do të largohet nga Lacio me parametër zero, teksa bazat për një kontratë 3- vjeçare prej 3 milionë eurosh neto në sezon janë hedhur dhe palët janë fare pranë firmave. Ndërkohë, dy emrat e tjerë në listë janë dy mesfushorë të tjerë, Samarxhiç i Udinezes dhe Ferguson i Xhenoas.