• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mesjavë emocionuese për shkollën e futbollit Shkëndija

14/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesjavë emocionuese për shkollën e futbollit Shkëndija e Tetovës që u përball me sfida interesante në çerekfinale të Kupës për gjeneratat e reja (U19, U18, U17 dhe U16).

“Në katër takime (dy në Tetovë dhe dy jashtë) interesante dhe shumë nxitëse, Shkëndija U18 dhe U16 janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës, derisa eliminim të pafat me penalti përjetuan gjeneratat U19 dhe U17. 

Rezultatet e 1/4 së finales së Kupës:

– U16 | Shkëndija 1:1 Bregallnica (4:2 me penalti)

– U17 | AP Brera 0:0 Shkëndija (7:6 me penalti)

– U18 | Rabotniçki 1:3 Shkëndija

– U19 | Shkëndija 2:2 Bellasica (3:5 me penalti)

Shkëndija U19 e drejtuar nga Bekim Osmani zhvilloi një super pjesë të parë ndaj Bellasicës kur avansoi 2:0 (shënoi Besian Shabani dhe autogol i Lazar Millosheviqit), mirëpo në vazhdim pranuan 2 gola për barazim 2:2, derisa në ruletin e penaltive miqtë ishin të saktë në 5 goditjet, derisa kuqezinjtë humbën një dhe u eliminuan me shifrat 5:3.

Shkëndija U18, nën udhëheqjen e trajnerit Taxhedin Kasami, ishte gjenerata e vetme që ishte më bindëse dhe kreu punën brenda lojës me fitore 3:1 në transfertën me Rabotniçkin  në Shkup. Blendi Huseini (40’), Armir Isa (53’) dhe Raman Asani (60’) shënuan për epërsi bindëse 3:0, derisa vendasit deri në fund arritën të shënojnë vetëm golin e nderit pa rrezikuar triumfin e kuqezinjëve. 

Shkëndija U17, u paraqit shumë mirë në Strumicë përballë AP Brera, mirëpo ndeshja u mbull me barazim 0:0. Në serinë e gjatë të penaltive fati u buzëqeshi vendasve që fituan me shifrat 7:6.

Shkëndija U16, me trajnerin Ismail Ismaili, eliminoi me penalti 4:2 Bregallnicën e Shtipit, pasi loja në kohën e rregullt u mbyll me barazim 1:1. Pjesa e parë u takoi miqve që avansuan 1:0 me golin e Arsovit katër minuta para pauzës (41’), derisa në vazhdim presioni i kuqezinjëve do të jepte rezultat në minutën e 64-t kur Florent Osmani nivelizon rezultatin në 1:1. Deri në fund nuk pati ndryshim, kështu që gjysmëfinalisti do të vendosej me penalti e ku protagonist absolut u shfaq portieri jonë Emre Emini me dy penalti te pritura në triumfin 4:2. 

Shorti në FFM do të japë emrat e kundërshtarëve të gjeneratave U18 dhe U16 të Shkëndijës në gjysmëfinale të Kupës”, njofton FC Shkëndija.

Next Post

Telashe për Milanin në momentin vendimtar të sezonit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.