Fija e zakonshme që lidh Eliot me “RedBird” do të ishte një njeri i tretë. Një figurë ende pa fytyrë, së cilës hetuesit po përpiqen t’i japin një emër. Një lloj “ndërmjetësi” i caktuar nga menaxhmenti i lartë i “RedBird” për t’u marrë me PIF, fondin sovran të pasurisë së Arabisë Saudite.
PIF – e përkthyer në “Fondi i Investimeve Publike” – zotëron katër skuadra në Ligën Pro Saudite, bleu Newcastle në vitin 2021 dhe ishte gati të merrte 41.7% të aksioneve të Milanit duke riblerë 80% të huasë prej 560 milionë euro.
Magjistratët e Prokurorisë së Milanos, Giovanni Polizzi dhe Giovanna Cavalleri, po përpiqen të identifikojnë figurën e ngarkuar për t’u marrë me sauditët nga kryesia e kuqezinjve. Rëndësia e këtij pasazhi është e qartë dhe është thelbësore për arsyetimin e prokurorëve: nëse “ndërmjetësi” në fjalë do të lidhej në një farë mënyre me Eliot, atëherë objekti i hetimeve do të merrte një kthesë. Dhe kjo mund të tregojë se kompania është ende nën kontrollin (fiktiv) të fondit të Paul Singer.
RIKAPITALIZIMI – Kjo është ajo që del nga lëmshi i dhomave në Pallatin e Drejtësisë në Milano. Një labirint ku rrezikon të humbasësh. Pak a shumë si mendjet e tifozëve të Milanit ditët e fundit, të dobësuar nga një hetim i Prokurorisë së Milanos që synon të hetojë ndryshimin e pronësisë nga Eliot në “RedBird”. Një përmbledhje: nga elementët e përftuar në hetimet nga prokurorët del “hipoteza se Eliot ruan kontrollin thelbësor të kompanisë”.
Xhorxhio Furlani dhe Ivan Gazidis, përkatësisht CEO aktual dhe i mëparshëm i kuqezinjve, po hetohen me dyshimin për krimin e pengimit të ushtrimit të funksioneve të autoriteteve mbikëqyrëse publike. Banesat dhe studiot e tyre janë kontrolluar nga persona të Policisë Financiare. Të dhënat në telefonat inteligjentë dhe tabletët u kopjuan për ekzaminim.
Sipas hetuesve, Eliot – pavarësisht mohimit të prerë të “RedBird” – do të ishte ende në kontroll të Milanit. Një tjetër fjalë kyçe në hetim është rikapitalizimi. Kjo do të thotë, sjellja e investitorëve të rinj në klubin kuqezi, siç është PIF i lartpërmendur. Kjo në fakt është një nga arsyet e mundshme që, sërish sipas hetimeve të prokurorisë, Eliot vendosi të ruajë kontrollin e Milanit në mënyrë fiktive.
E gjithë kjo duke pasur parasysh se fondi i Paul Singer mbledh interes me 7% për kredinë prej 560 milionë eurosh që i është dhënë “blerësit”, pra “RedBird”. Në përmbledhje, sipas Prokurorisë, Eliot do të kishte vazhduar të menaxhonte Milanin dhe tani mund të fitonte nga rikapitalizimi, pra nga hyrja e partnerëve të rinj.
PANORAMASPORT.AL