Tuesday, 28. April 2026
Sport

Drejtori sportiv i Sitit: Real Madridi është skuadër e fortë, por ne duam t’i mposhtim sërish…

GS 15/03/2024 1 Min. Lesezeit

Drejtori sportiv i Mançester Sitit, Txiki Begiristain komentoi për Sky Sport shortin për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, ku anglezët do të sfidojnë Real Madridin, të cilin e mposhtën në gjysmëfinalet e sezonit të kaluar.

120515411_txiki_377340c.0

“Ne do të luajmë përsëri kundër tyre. Sezonin e kaluar ne patëm më të mirën. Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpi, megjithatë Real Madridi është një ekip që e luan këtë kompeticion për të fituar. E vetmja gjë është që edhe ne duam të fitojmë, duam të mposhtim, të kemi mundësinë për t’u kthyer në shtëpi, mund të funksionojë në favorin tonë dhe ne do ta mbajmë parasysh”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: