Tuesday, 28. July 2026
Sport

Refuzohet ankesa e Llapit për ndeshjen kundër Malishevës

GS 15/03/2024 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një komunikate ka bërë të ditur se Komisioni i Garave i FFK-së e ka refuzuar ankesën e Llapit për ndeshjen kundër Malishevës.

Llapi u mposht 2:1 nga Malisheva, por skuadra e Tahir Batatinës u ankua në lidhje me parregullsinë e paraqitjes së lojtarit kundërshtar, Rilind Haziraj.

Llapi u ankua se Haziraj kishte pasur katër kartonë të verdhë me grupmoshat U21, me ç’rast ai nuk kishte të drejtë të luante.

Por, Komisioni i Garave vendosi kundër kësaj ankese.

“Ankesa e KF Llapi hudhet poshtë si paafatshme dhe ndeshja e javës së 25-të, në mes të KF Malisheva – KF Llapi, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 2:1 në favor të KF Malisheva”, shkruante në komunikatën e FFK-së

Teilen: