• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti: S’e mendojmë si hakmarrje! Gati për “betejë” ndaj Cityt

15/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit përballë Manchester Cityt, për herë të tretë radhazi në Champions League. Dy çerekfinale të forta dhe spektakolare, për të cilat foli edhe Carlo Ancelotti.

“Nuk na intereson të luajmë ndeshjen e kthimit në Angli. Ata janë një kundërshtar i rrezikshëm, por nuk mund të pretendosh të kundërtën në çerekfinale.

Jam i idesë se nëse tenton të fitosh këtë kompeticion, atëherë të duhet të mposhtësh kundërshtarët më të fortë. Por nuk shoh favoritë në këtë çift.

City mund të jetë më mirë se ne, por një gjë të tillë duhet ta tregojë në fushë. Duhet t’i thyejmë nëse duam të fitojmë trofeun”, u shpreh tekniku i Realit.

Tifozët presin hakmarrje për eliminimin në gjysmëfinale gjatë sezonit të kaluar, por ndryshe mendon italiani.

“Jo, nuk kemi dëshirë për hakmarrje, thjesht duam të kualifikohemi në gjysmëfinale. Ne duam të luftojmë që të fitojmë ndaj tyre. Jemi optimistë”.

Çerekfinalja e parë do të luhet në Bernabeu (9 prill), teksa sfida e kthimit do të zhvillohet në Etihad (16).

Skuadra që kualifikohet do të gjejë në raundin gjysmëfinal fituesin e çiftit Arsenal-Bayern Munich.

Next Post

Futbollistet e Kosovës nëntë pozita më lart në ranglistën e FIFA-s

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.