Tuesday, 28. April 2026
Sport

Liga e Kampioneve, sa miliona për të shkuar deri në “Uembli”

GS 16/03/2024 1 Min. Lesezeit

Liga e Kampioneve, turneu më prestigjioz europian i futbollit për klube, ofron jo vetëm ndeshje emocionuese dhe rivalitet sportiv, por edhe mundësi të pakrahasueshme financiare. Secila nga 32 ekipet pjesëmarrëse në fazën e grupeve u shpërblye me 15.64 milionë euro.

champions 2024

Për çdo ndeshje në grup, ekipet arkëtuan 2.8 milionë euro për fitoren dhe 930 mijë euro për barazimin. Bonuset shtohen në fazat me eliminim direkt: 16 ekipet që shkuan në 1/8-at përfituan 9.6 milionë euro, ndërsa çerekfinalistet 10.6 mln.

Bileta në gjysmëfinale shpërblehet me 12.5 milionë euro. Kush shkon në “Uembli” arkëton 15.5 milionë euro, ndërsa fituesi merr 20 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: