• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Cristiano Ronaldo zbulon emrat e tre favoritëve për të fituar Ligën e Kampionëve

16/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ka zgjedhur favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Të premten u hodh shorti i Ligës së Kampionëve në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, me Arsenalin që ra në short me Bayern Munich dhe Manchester City me Real Madridin.

Ana tjetër e shortit përmban ndeshje midis Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund dhe Paris Saint-Germain kundër Barcelonës.

Megjithatë, sipas legjendës portugez, Ronaldo, City është favoriti i tij për të fituar turneun, pavarësisht lidhjes së tij në Old Trafford.

Kur u pyet për të përmendur favoritët e tij për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon në janar, Ronaldo ishte i prerë në përgjigje.

“Manchester City ka një shans të mirë për të fituar përsëri Ligën e Kampionëve. Favoritët? Man City, Real Madrid, Bayern Munich”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Mirror.

Ylli portugez më pas vazhdoi të shprehte fjalë të mëdha për Cityn e Pep Guardiolës dhe vlerësoi triumfin e trefishtë historik të sezonit të kaluar.

“Manchester City bëri mrekulli. Urime për sezonin e tyre. Lojtarë, trajner. Të shkëlqyer. Më në fund, ata fituan Ligën e Kampionëve, ndoshta e merituan dy vjet më parë. Më pëlqen t’i shoh duke luajtur”, përfundoi portugezi.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit të planifikuara për 16 dhe 17 prill.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 30 prill dhe 1 maj, ndërsa ato të kthimit më 7 dhe 8 maj. Finalja e turneut do të zhvillohet në Wembley më 1 qershor.

Next Post

Përfaqëson Kosovën në “e-Euro 2024”, Uliks Polloshka: Do të jap maksimumin në mënyrë që ta përfaqësoj Kosovën në një mënyrë sa më të denjë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.