Tuesday, 28. April 2026
Sport

​Tovërlani publikon listën e “Dardanëve” të rinj për ndeshjen kundër Gjermanisë

GS 16/03/2024 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll në grupmoshat U21, Afrim Tovërlani e ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e radhës në kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2025 U21.

“Dardanët” e rinj do të udhëtojnë nesër drejt Chemnitz, ku më 22 mars do ta zhvillojnë ndeshjen kundër Gjermanisë.

Përballja luhet nga ora 18:00 në “Stadion an der Gellertstraße” në Chemnitz.

Kosova U21 gjendet në Grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Bullgarinë, Estoninë dhe Izraelin. Deri tani, “Dardanët” e rinj kanë grumbulluar tetë pikë dhe gjenden në pozitën e katërt.

Listën e lojtarëve të ftuar e gjeni më poshtë:

Image

Lista


Teilen: