Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, të vlefshme këto për xhiron e 25, ku kemi rezultate interesante.
Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani barazoi pa gola, 0:0 me Llapin.
Pavarësisht rasteve për gol, fati mungoi për të dy skuadrat, të cilat i ndajnë pikët sot.
Ndërkaq, krahas kësaj ndeshje u zhvillua edhe përballja mes Lirisë dhe Malishevës, ku kjo e fundit nuk kishte probleme për ta gjetur fitoren.
Malisheva e mposhti Lirinë si mysafire me rezultat bindës 3:0. Golat për mysafirët i shënuan Drilon Hazrollaj (minuta e 13’), Etnik Brruti (minuta e 70’) dhe Agon Xhaka (minuta e 86’).
Rezultatet finale:
Liria 0:3 Malisheva
Ballkani 0:0 Llapi