Qendërmbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq, e ka shënuar golin e parë me skuadrën e Machidas në elitën e futbollit të Japonisë.
Machida të shtunën fitoi me rezultatin 2-1 në udhëtim te skuadra Hokkaido Consadole Sapporo në kuadër të xhiros së katërt.
Dresheviqi realizoi nga afërsia pas gjuajtjes me kokë në minutë ne 66-të për rezultatin 2-0.
Mbrojtësi ka katër paraqitje në kampionatin japonez dhe i ka kompletuar të gjitha ndeshjet.
Ai ka munguar të premten në listën e publikuar nga përzgjedhësi Franco Foda, për ndeshjet miqësore të Kosovës në këtë muaj.
Vanmorgen vroeg #saporro–#machida
met oud @hveenspelers @iamyuuki4424 (saporro) en #ibrahimdresevic (machida)
Dresevic scoort de 0-2 daarna een enorme kans voor Kobayashi
Enorm leuk de @jleague te volgen. pic.twitter.com/dvCD5KScxP— Piebe (@samtwintig) March 16, 2024