Ksavi Hernadez merr një dënim për sjelljen e tij në ndeshjen e fundit. Trajneri i Barcelonës, i cili u përjashtua me karton të kuq të dielën e kaluar në ndeshjen kundër Atlétiko Madridit, është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti i Garave.
Në këtë mënyrë, e vetmja gjë pozitive për trajnerin nga Terrassa është se do të jetë në gjendje ta drejtojë skuadrën nga stoli në “El Clasico”-n e “Santiago Bernabéu”-t, e caktuar për të dielën e 21 prillit në orën 21:00.
Komiteti i Garave ka hedhur poshtë ankesat e paraqitura nga Barcelona për të mos e sanksionuar trajnerin e saj, pasi arbitri Martínez i tregoi dy kartonë, fillimisht një të verdhë dhe më pas të kuqin. Kartoni i parë i verdhë ishte për shkak të protestës për një faull të Vitsel ndaj Levandovskit. E kuqja e drejtpërdrejtë erdhi një minutë më vonë.
Gjithashtu, ka edhe gjoba, 700 euro për klubin e Barcelonës dhe 600 euro për trajnerin e saj, shuma të papërfillshme për të dyja palët.
PANORAMASPORT.AL