Tuesday, 28. April 2026
Sport

Totti sqaron deklaratën

GS 21/03/2024 1 Min. Lesezeit

Deklarata e Francesco Tottit para disa ditësh se nuk do të rinovonte me Paulo Dybalën nëse do të ishte një drejtues i Romës, u duk si një sulm i pastër ndaj argjentinasit.

Megjithatë, ish-kapiteni legjendar i verdhekuqve kërkon të sqarojë këtë deklaratë duke theksuar se nuk ishte qëllimi i tij të sulmonte Dybalën.

“Unë nuk jam një drejtues i Romës, jam thjesht një tifoz i kësaj skuadre.

Unë iu përgjigja një pyetje, dhe thashtë atë që mendoj pasi Dybala luan vetëm 50% të ndeshjeve.

Unë nuk doja në asnjë moment ta sulmoja pasi e kam theksuar gjithnjë se është një lojtar i shkëlqyer me talent dhe që kam dëshiruar të vinte shumë më përpara te Roma. Kur ai është në fushë ndryshon muzika”, u shpreh Totti.

Teilen: