Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, ka folur në prag të ndeshjes së nesërme me Moldavinë.
Ai tha se janë të përgatitur për këtë sfidë dhe duan fitore.
“Është e rëndësishme të jemi të përqendruar dhe të përdorim këto miqësore për atë që vjen më pas në Ligën e Kombeve.
Këto dy ndeshje do të shërbejnë për të parë se ku jemi dhe për të korrigjuar gabimet.
Nuk dua të flas për taktikat, kjo është punë e trajnerit.
Jemi të lumtur që jemi sërish bashkë.
Moldavia është një kundërshtar serioz, do të jetë një provë e madhe për ne të shohim se ku jemi”, tha kapiteni.