Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka ndarë përshtypjet e tij me gazetarët armenë para ndeshjes së nesërme miqësore me Armeninë.
“Ne jemi gati për ndeshjen miqësore kundër Armenisë.
Megjithatë, nuk ka ndeshje miqësore për ne.
Me këtë lojë përgatitemi për ndeshjen e ardhshme zyrtare.
Të dyja skuadrat kanë futbollistë të përgatitur mirë teknikisht.
Në tri ditët e fundit jemi fokusuar te taktikat. duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”, tha Foda, duke theksuar se nuk ka favorit, transmeton mediumi armen “Sport. am”..